75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / LB

Gerrard e merr asistent në Arabi selektorin anglez, në radhë janë dy yjet e Liverpoolit

Steven Gerrard e ka emëruar si asistent në Arabi selektorin e përfaqësueses U20 të Anglisë, Ian Foster.

Selektori i lavduar për punën e tij, Foster ka dhënë dorëheqjen si menaxher i U20-ave duke pranuar ofertën e Gerrard.

46-vjeçari ka qenë në FA për tetë vjet dhe ka menaxhuar çdo ekip të grupmoshave të meshkujve nga nën 17 deri në 20 vjeç, si dhe ka shërbyer si ndihmës menaxher i Phil Neville kur ai ishte në krye të Anglisë, tek femrat.

Gerrard se ka në plan të ndalet me kaq. L’Equipe raporton se bisedimet me Jordan Henderson janë tejet serioze dhe gjithçka po ecën në drejtim të një marrëveshje.

Gerrard po punon që tek skuadra arabte të sjell edhe ish-yllin e Liverpoolit, Divock Origi./Indeksonline/