75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 30 Qershor 2023 / A. M.

Gerrard është afër emërimit si trajner i skuadrës nga Arabia Saudite

Steven Gerrard raportohet se është në prag të bashkimit të valës së lojtarëve dhe trajnerëvee që po kalojnë në Arabinë Saudite.

Legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë ka ri-nisur bisedimet me klubin Al-Ettifaq ditëve të fundit.

Sipas “Goal”, një delegacion saudit udhëtoi në Angli për të folur drejtpërdrejt me Gerrardin në një përpjekje për të finalizuar ardhjen e tij.

Pas bisedimeve në fillim të muajit, hapat e fundit të klubit duket se kanë qenë të suksesshme dhe një rezultat pozitiv pritet në ditët në vijim.

43-vjeçari është pa skuadër që prej tetorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Aston Villa.

Steven Gerrard kishte udhëhequr edhe Rangersin, skuadër me të cilën ishte shpallur kampion në Skoci – sezoni 2020/21.