75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Gerrard ia shton një rival Grezdës, transferon Defoen

Skuadra e udhëhequr legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, është përforcuar me një tjetër sulmues.

Burime të Sky Sport konfirmojnë se Bournemouth ka rënë dakord për një huazim 18 mujorë të Defoe te Rangers.

Marrëveshja ka dy opsione për tërheqje, në verën e vitit 2019 dhe janar 2020.

36-vjecari ka pasur vetëm katër paraqitje në Premier League këtë sezon dhe ishte startues vetëm në një ndeshje, atë të Kupës Carabo. /IndeksOnline/