11:32 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gerrardi, merr një vendim të rëndësishëm në karrierë

Stiven Gerrardi ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Glasgow Rangersin deri në vitin 2024.

Ish-kapiteni legjendar i Liverpooli sot ka nënshkruar kontratën e re e cila e mban atë edhe për 4 vjet, në Skoci.

Gerrardi ka qenë i kërkuar nga disa skuadra të Premierligës, por që ka vendosur të mbetet te gjiganti skocez.

Puna e tij po lavdohet tej mase në Skoci duke e rikthyer në garë për titull Glasgow pas shumë vjetëve dëshpërues.

Gerrardi me sukses e ka kaluar mbrëmë edhe grupin në Europa Leagues, ani pse llogaritej si “Grupi i vdekjes”.

Glasgow është “fyt për fyt” me Celticun këtë edicion në garë për titull në Skoci./Indeksonline/