75 Mall Live Search
09:14 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gerrard: Messi s’e meriton topin e artë

Steven Gerrard beson se Lionel Messi nuk e meriton Topin e Artë 2019, pasi për të zgjedhja e duhur për trofeun e këtij viti është mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Legjenda e Liverpoolit, tani trajner i Rangers, Gerrard foli me shumë dashuri për Messin, por ndien se mbrojtësi holandez ka pasur një vit më të mirë se argjentinasi.

“Unë jam adhuruesi numër një i Messit, sigurisht. E dua si lojtar. Golat dhe asistet që dhuron ai janë të jashtëzakonshme”, tha Gerrard.

“Por, nëse flasim për vazhdimësinë që një lojtar shfaq gjatë një viti, i cili e fiton kupën evropiane dhe është i pagabueshëm në çdo ndeshje, atëherë ky lojtar e meriton Topin e Artë”, tha ai për William Hill.

Fituesi i Topit të Artë do të shpallet nesër, më 2 dhjetor, në Paris.