23:20 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / C E

Gerrard pozitiv me Covid, mbyll para kohe 2021!

Steven Gerrard e mbyll para kohe vitin 2021. Trajneri i Aston Villas, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, me lajmin që është konfirmuar edhe nga vetë klubi nga Villa Park.

Gerrard humbet kështu sfidën e Boxing Day ndaj Chelsea-t, ndërkohë që nuk do të jetë në stol as në takimin e fundit të këtij viti, atë që Aston Villa do të luajë ndaj Leeds United.

Një mungese e madhe kjo pasi Gerrard me Aston Villan deri tani ka bërë një punë të shkëlqyer.