Gerrardi thotë se goli, që u shënua mbrëmë, ishte më i bukuri që e ka parë në jetën e tij

Ylli i Rangersave Kemar Roofe ka shënuar njërin nga golat më të bukur në futboll. Në ndeshjen e Europa League që Rangersat e ka fituar ndaj Standard Lieges, Roofe ka shënuar në fundin e ndeshjes një gol spektakolar.
Trajneri i skuadrës së madhe skoceze, Stiven Gerrard, ka thënë se ky gol ishte më i bukur që e ka parë në fushë me sytë e tij.
“Unë mendoj se ishte një moment gjenialiteti. Jam më fat që e kam parë atë gol. Ndoshta është goli më i mirë që e kam parë më sytë e mi në fushë që nga 1998 kur kam qenë si profesionist në futboll”, ka thënë Gerrardi./Indeksonline/
Goal of the season.
— ?? WATP.com ?? (@WATP_com) October 22, 2020
Kemar Roofe take a bow ??? pic.twitter.com/Xs6eZ0Rwei