10:29 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gerrard zbulon se çfarë i tha Hendersonit pas humbjes nga Kroacia

Anglezët janë mjaft të zhgënjyer pas eliminimit nga Kroacia në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Lojtarët ishin afër të bëjnë krenar gjithë vendin, por këtë ia pamundësuan kroatët.

Përkundër asaj shfaqje, Kierian Trippier, Harry Maguire, Jordan Pickford dhe Jordan Henderson në vecanti kanë rritur sigurisht reputacionin e tyre.

Henderson nuk ishte më kapiten para këtij kompetecioni duke i kaluar shiriti Harry Kane-t, por ai udhëhoqi mesfushën mirë dhe kishte paraqitje të mira para mbrojtjes me tre në ekipin e Southgate.

Lojtari i Liverpoolit, u ngushëllua nga Gerrard, i cilu zbuloi për BBC 5 Live se ai kishte folur me Henderson pas ndeshjës, duke thënë:

“Unë kam qenë një nga njerëzit që e kam mbrojtu atë gjatë dy viteve të fundit kur kishte kritika ndaj tij, sepse e njoh atë lojtar dhe atë person. Kam folur me të natën e kaluar pas ndeshjës dhe unë i thash atij: Shiko, une e di që je i dëshpëruar tani, por ju duhet të ktheheni në vendlindje kokën lartë

Tutje Gerrard vazhdon: “Koha e tij do të vijë. Ai ishte kaq afër këtij trofeu, njerëzit do të kuptojnë se ai është një lider. Ai ka zbrazuar komplet tankin për Anglinë dhe Liverpoolin këtë” . /IndeksOnline/