75 Mall Live Search
20:16 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Gerrard zëvendësuesi ideal i Kloppit, po vazhdon me rekorde në Skoci

Steven Gerrard dhe skuadra e tij, Rangers po vazhdojnë me fitore në Skoci.

Duket se ky është sezoni i legjendës angleze, Steven Gerrard. Ish-lojtari i Liverpoolit sot kishte ndeshjen e tij të 150 si trajner i Rangersit, shkruan IndeksOnline.

Në 150 ndeshje, ai ka çuar klubin e tij në 98 fitore, 32 barazime dhe 20 humbje. Klubi i tij ka shënuar 321 gola gjatë kësaj kohe dhe ka pësuar vetëm 99.

Rangers në 25 xhiro ka grumbulluar 69 pikë, 23 pikë më shumë se pozita e dytë (Celitc, 46 pikë)./IndeksOnline/