Gerta feston ditëlindjen me një mesazh emocionues: “Një kapitull i ri nis sot”

Moderatorja e njohur, Gerta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një mesazh të ndjerë me rastin e ditëlindjes.
Ajo shprehet se në orën 22:45 i shtohet edhe një vit tjetër jetës së saj, duke reflektuar mbi të shkuarën, të tashmen dhe pritshmëritë për të ardhmen, shkruan Indeksonline.
Në postimin e saj, Gixhari shpreh mirënjohje për çdo eksperiencë dhe emocion që jeta i ka dhuruar, si dhe nënvizon rëndësinë e dashurisë, tolerancës dhe forcës për të përballuar çdo sfidë.
“Çdo ndjenjë që përjetoj quhet veçse ‘Jetë’. Ajo që kam veç, pranë vetes quhet veçse ‘Jetë’… Në fakt jam vetëm ‘Unë’, përballë ‘Jetës’,” shkruan aktorja ndër të tjera.
Në fund, Gixhari falënderon jetën për surprizat, sfidat dhe dhuratat që e kanë bërë më të fortë, duke përfunduar mesazhin e saj me urimin: “Happy birthday to me”!/Indeksonline/