75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / S Z

Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës, procesi kundër tij në Serbi farsë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Milan Radojçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës. Kjo deklaratë e saj vjen pasi autoritetet serbe e liruan atë nga paraburgimi.

Gërvalla thotë se procesi kundër Radojçiqit në Serbi, është vetëm farsë e Beogradit.

”Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë.  Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka shkruar ajo në Twitter.