Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës, procesi kundër tij në Serbi farsë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Milan Radojçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës. Kjo deklaratë e saj vjen pasi autoritetet serbe e liruan atë nga paraburgimi.
Gërvalla thotë se procesi kundër Radojçiqit në Serbi, është vetëm farsë e Beogradit.
”Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka shkruar ajo në Twitter.
The swift release of terrorist Radoičić the day after his arrest in Serbia proves that this entire process is a charade.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 4, 2023
The Serbian state ordered the attack on the Kosova Police, and cannot be expected to deliver justice.
Radoičić must be handed over to Kosova now. pic.twitter.com/hs3bJ95zB6