75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / MSH

Gërvalla dhe Bulai flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Finalizimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me deputetin e Rumanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit, Kryesues  i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Lulian Bulai.
 
Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla falënderoi Bulain dhe grupin ALDE në KiE për mbështetjen e madhe gjatë diskutimit në Asamblenë Parlamentare në ditën e votimit, votën pro anëtarësimit në KiE si dhe gjatë gjithë këtij procesi.

Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj euroatlantike përmes forcimit të ekonomisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.