Gërvalla dhe kongresisti Turner flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/445089008_864056662417877_1018002693703900522_n.jpg)
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua dje me kongresistin republikan, Mike Turner, që njëherazi është dhe kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Shërbime të Inteligjencës.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë dhe shqetësimet pas sulmit serb të 24 shtatorit në Banjskë, kërcënimet e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe nevojën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Ministrja Gërvalla e siguroi kongresistin Turner se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj.