Gërvalla e bën një gafë, Musliu-Shoshi ia bën publik

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në facebook ka bërë publike një nga gafat e Ministrja së Jashtme, Donika Gërvalla.
Musliu-Shoshi, ka shpërndarë një foto të një statusi të Gërvallës kur i referohet Igli Hasani si Minister i Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Zonja Schwarz ende se ka kuptu që është Ministre e Kosovës! Gafat e saj nuk janë risi.
Zonja Schwarz është Igli Hasani, Minister i Republikës së Kosovës apo Minister i Republikës se Shqipërisë???”, ka shkruar Musliu-Shoshi në postim./Indeksonline/