Gërvalla jep lajmin për reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës!
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se sot ka marrë një lajm të mirë.
“Megjithatë, një super lajm sot, reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës drejt zbatimit të plotë.
Sot është certifikuar anëtarja e re e KPK-së nga radhët e prokurorive themelore, për ta sjellë Këshillin në 6 nga gjithsej 7 anëtarë sa duhet të ketë KPK.

Ky hap është rezultat i ndryshimeve reformuese ligjore, konkretisht Ligjit Nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe pjesë e procesit të zbatimit të reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ditë me parë Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurat për ta zgjedhur edhe anëtarin/en e mbetur jo prokuror/e, në mënyrë që e tëra të kompletohet në përputhje me synimet e reformës.
Ky veprim funksionalizon tutje punën në KPK.
Padyshim se ky është një zhvillim pozitiv që tregon se reforma po zbatohet, me qëllim të forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe profesionalizmit në tërë sistemin prokurorial”. /Indeksonline/

