Gërvalla: Kërcënimet e Vuçiqit e Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se kërcënimet e Vuçiqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin.
Ajo u shpreh se Rusia dhe Serbia po e destabilizojnë Ballkanin në vazhdimësi, raporton Indeksonline,
Tutje, ministrja tha se këtë çështje duhet ta trajtojë qartë BE-ja dhe vendet anëtare të NATO-së.
Tutje, Gërvalla tha se për herë të parë që nga vitet 90’ta, ekziston rreziku real që kërcënimet e Putinit dhe Vuciqit të prodhojnë luftë në Ballkan.
“Mbledhja e ministrave në Zagreb: Vazhdimi i destabilizimit të Ballkanit nga Rusia dhe Serbia, ka nevojë të trajtohet qartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të NATO-s. Kërcënimet e Vuciqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, për herë të parë që nga vitet e 90’ta”, ka shkruar ajo./Indeksonline/
@ #A5 Ministerial Meeting in Zagreb:
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 24, 2021
The ongoing destabilization of the Balkans by Russia and Serbia need to be addressed clearly by 🇪🇺 and #NATO members. The Vučić-Putin threat makes war a real danger for the Balkans and 🇪🇺 again, for the first time since the 1990s.