75 Mall Live Search
22:25 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Gërvalla: Kosova është edhe më e fortë kur feston me miqtë e saj, kudo në botë

Donika Gërvalla ka njoftuar për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Hamburg, nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës atje.

Ajo theksoi se kjo mbrëmje bashkoi përfaqësues të strukturave politike, kulturore e shoqërore gjermane, trupin diplomatik, bashkatdhetarë dhe mysafirë gjermanë, duke reflektuar partneritetin dhe respektin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Postimi i plotë:

Postimi i plotë:

Kosova është edhe më e fortë kur feston me miqtë e saj, kudo në botë.

Nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg, e kremtuam ditëlindjen e 18-të të Kosovës. Me interpretime të jashtëzakonshme, e emocione të thella, e mes përfaqësuesve të strukturave politike, kulturore dhe shoqërore gjermane, trupit diplomatik, bashkatdhetarëve tanë dhe mysafirëve gjermanë, kjo mbrëmje mori dimensionin e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë që lidh ngushtë Kosovën me Gjermaninë.

Arti i dha shpirt kësaj mbrëmjeje. Me interpretimin brilant të mezzo-sopranos, znj. Flaka Goranci dhe pianistes znj. Elda Laro, si dhe me elegancën skenike të artistëve të Trupës së Baletit Kombëtar, znj. Luljeta Ademi dhe z. Fisnik Smani, kultura jonë u bë gjuha më e fuqishme e diplomacisë sonë.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Hamburg, z. Mizbah Mustafa dhe stafi i Konsullatës i dhanë kësaj mbrëmjeje nivelin dhe përmbajtjen dinjitoze që meritonte, me ç’rast i falënderoj përzemërsisht për organizimin e shkëlqyer. Falënderoj nga zemra edhe komunitetin e gjerë shqiptar në Hamburg që mbrëmë festoi me ne. Prania juaj, gëzimi, energjia dhe dashnia e dhënë na bënë këtë përvjetor edhe më të ngrohtë.

Sot, Kosova është më shumë se një histori suksesi shtetndërtimi, është aleat i besueshëm që po ecë përpara e pathyeshme, e pandalshme, e bashkuar dhe e vendosur, me miqtë dhe aleatët e saj, duke forcuar çdo ditë sovranitetin dhe besimin tek e ardhmja e saj euroatlantike.

Gëzuar ditën tënde, dhe ditëlindjen e 18-të, Kosovë, shteti i lirë, i pavarur dhe demokratik, por njëkohësisht shteti më i ri në Evropë!