75 Mall Live Search
20:12 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / S Z

Gërvalla lajmërohet nga New Yorku një ditë para seancës për Kosovën në Këshill të Sigurimit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me përfaqësuesen e Emirateve të Bashkaura në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lana Zaki Nusseibeh.

Siç ka njoftuar ministrja e Jashtme, Gërvala me Lana Zaki Nusseibeh ka folur për raportet në mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

”E informoi atë për përditësime të rëndësishme, shkëmbyen vërejtje të shkëlqyera për progresin e , diskutuan për forcimin e lidhjeve  edhe më shumë dhe e falënderuan për mbështetjen e vendosur”.

Paraqitja e Gërvallës nga New Yorku vjen vetëm një ditë para se seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Siç është raportuar, Rusia është përpjekur që ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në këtë seancë.