75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 19 Maj 2026 / Z S

Gërvalla: Mbështetja për përsonat me aftësi të kufizuar është pjesë thelbësore e përgjegjësisë shtetërore

Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara nuk duhet parë si gjest simbolik, por si pjesë thelbësore e përgjegjësisë sonë shtetërore dhe njerëzore.

Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë një vizite që ka zhvilluar në shoqatën “Handikos” në Ferizaj.

Sipas Gërvallës, shoqëritë e forta dallohen nga mënyra se si kujdesen për secilin qytetar të tyre.

Postimi i plotë:

Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara nuk duhet parë si gjest simbolik, por si pjesë thelbësore e përgjegjësisë sonë shtetërore dhe njerëzore.

Në “Handikos” Ferizaj, pata kënaqësinë të takoj njerëz që çdo ditë dëshmojnë se dinjiteti, kujdesi dhe përkushtimi ndaj tjetrit janë vlera që mbajnë një shoqëri të fortë. Biseduam bashkarisht për rëndësinë e mbështetjes institucionale për objektin e ri të “Handikos”-it në Ferizaj dhe për nevojën që personat me aftësi të kufizuara të kenë qasje sa më të mirë në shërbime rehabilituese, sociale dhe mbështetëse. Këto nuk duhet parë vetëm si shërbime, sepse këto janë mundësi për jetë më të dinjitetshme, më të barabartë dhe më të sigurt për shumë qytetarë tanë.

Vlerësova gjithashtu bashkëpunimin e rëndësishëm me shërbimin sprovues rajonal, ku “Handikos”-i në Ferizaj po jep kontribut të çmuar në riintegrimin social dhe në forcimin e qasjes rehabilituese në shoqëri.

Shoqëritë e forta dallohen nga mënyra se si kujdesen për secilin qytetar të tyre. Prandaj, mbështetja për personat me aftësi të kufizuara nuk duhet parë si privilegj apo si gjest simbolik, por si pjesë thelbësore e përgjegjësisë sonë shtetërore dhe njerëzore. Republika jonë forcohet atëherë kur çdo qytetar ndjehet i përfshirë, i respektuar dhe i mbështetur me dinjitet të plotë./Indeksonline/