Gërvalla mirënjohëse ndaj Osmanit për njohjen nga Sudani

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se njohja nga Sudani është një hap tjetër i rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës.
Gërvalla ka shprehur mirënjohje ndaj autoriteteve sudaneze për vendimin e tyre, si dhe ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani për angazhimin e saj në këtë proces, duke vlerësuar gjithashtu mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që kontribuan në këtë sukses diplomatik.
”Jemi thellësisht mirënjohës Sudanit për këtë vendim, Presidentes Osmani për punën e saj, si dhe të gjithë aleatëve tanë që kontribuan në këtë sukses të përbashkët diplomatik.
Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë.” ka shkruar ministrja.
Postimi i plotë: