75 Mall Live Search
22:31 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / FR

Gërvalla: Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka marur pjesë në darkën e përbashkët të “Ministrave të Jashtëm të Danubit”, Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Gërvalla, u shprehë që në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon.

“Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla.

Ndërsa nesër pritet të mbahet takimi që synon përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejtë në strukturat e BE-së.