75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / MSH

Gërvalla niset drejt Lituanisë, përfaqëson Kosovën në Forumin e lartë për të ardhmen e demokracisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, merr pjesë në Forumin e lartë për të ardhmen e demokracisë, që do të mbahet më 7 dhe 8 nëntor 2024 në Vilnius, Lituani.

Gërvalla po shkon në këtë forum me ftesë të homologut të saj lituanez, Gabrielius Landsbergis.

Pjesëmarrja e ministres Gërvalla në këtë forum përfaqëson përkushtimin e Kosovës për avancimin e demokracisë dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike.

“Gjatë forumit, ministrja Gërvalla do të theksojë progresin e Kosovës në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për të mbrojtur demokracinë përballë ndikimeve destabilizuese nga regjimet autokratike.

Në një kohë kur sfidat dhe rreziqet ndaj vlerave demokratike po rriten, kjo konferencë është një platformë e rëndësishme për të afirmuar rolin e Kosovës në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe evropiane” thuhet në njoftimin”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.