75 Mall Live Search
23:51 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / MSH

Gërvalla: Pa ShBA-në e NATO-n, BE-ja është një “tigër letre” në aspektin e sigurisë

Në aspektin e sigurisë, pa ShBA-në dhe NATO-n, Bashkimi Evropian është një “paper tiger” (Tigër Letre).

Kështu ka deklaruar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të shtunën në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik” të Forumit të Dubrovnikut.

Ajo ka vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Jemi rreshtuar 100 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët në fqinjësi po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mundet dhe a është Bashkimi Evropian uniteti dhe unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë?” tha Gërvalla.

Ajo vijoi duke thënë se BE nuk ka vullnet politik dhe se ka mospajtime në të si union.

“Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet! Dhe të njëjtën e tha një analist i njohur gjerman vetëm pak ditë më parë, sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak BE-ja e di këtë, ajo kërkon qetësi në vazhdimësi.

Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë dhe paqësimi i fundit i BE-së ndaj aktorëve agresivë në rajonin tonë po ftojnë autokratët të eskalojnë edhe më tej – duke e testuar Perëndimin e ndoshta edhe të shkojnë në luftë, dhe ata vazhdojnë të kërcënojnë shumë herë tani me mbështetjen e plotë të Putinit”, ka thënë ajo.