75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / L K

Gërvalla pas emërimit të Ruttes: Mezi presim të punojmë së bashku për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar ish-kryeministrin holandez, Mark Rutte, për emërimin si sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ajo ka theksuar se përvoja dhe njohuritë e tij do ta forcojnë për aleancën.

“Mezi presim të punojmë së bashku për avancimin e anëtarësimit të Kosovës dhe arritjen e paqes së qëndrueshme”.

“Faleminderit, Jens Stoltenberg, për udhëheqjen tuaj”, ka thënë Gërvalla në X.