23:21 / E Hënë, 15 Prill 2024 / FR

Gërvalla për Bakoyannis: Biseda ka qenë e rreptë me të, por është mbrojtësja më e fuqishme!

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka treguar për rolin e zonjës Bakoyannis në hartimin e raportit dhe gjithë procesin me Kosovën.

Ajo ka thënë se biseda me të ka qenë e rreptë por që ajo është mbrojtësja më e fuqishme e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Zonja Bakoyannis para se të ishte raportuese për antarësimin e Kosovës në KiE ka qenë raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës, dhe ka pasur njohuri shumë të thella rreth vendit tonë, zonja Bakoyannis si një ish minstre e jashtme nuk ka qenë e lehtë biseda me të shpesh ka qenë e rreptë edhe nga ana jonë por edhe nga ana e saj sepse argumentet tona ka qenë bindëse, mirëpo në fund zonja Bakoyannis pasi ka konstatuar që të dorëzojë raportin për shkak se janë përmbushur të gjitha kriteret, ajo është mbrojtësja më e fuqishme e raportit të saj dhe e konstatimit që Kosova ka plotësuar kriteret”, tha ajo për Kanal10.