75 Mall Live Search
11:53 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / mp

Gërvalla për moskonstituimin e Kuvendit: Kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e VV-së, Donika Gërvalla, tha se ishin dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade që tashmë ka humbur kuptimin e vet.

Gërvalla i bën thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga kjo strategji destruktive, të marrin përgjegjësi për votën e qytetarëve që kanë marrë dhe të marrin pjesë në votim.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit. I bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga kjo strategji destruktive, të marrin përgjegjësi për votën e qytetarëve që kanë marrë dhe të marrin pjesë në votim. Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet, dhe uniteti për shtet demonstrohet duke u konstituuar Kuvendi dhe jo duke u bllokuar”, shtoi ajo.