22:02 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gërvalla për rrahjet në LDK: Mos të qajnë me lot krokodili puthadorët frikacakë

Donika Gërvalla është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, saktësisht për rrahjet që po bëhen në proceset zgjedhore të kësaj partie.

Gërvalla ka deklaruar se kur në krye të një partie një grusht njerëzish, pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë e përdhunojnë vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak.

“Dhe mos të qajnë me lotë krokodili puthadorët frikacakë, të gjithë ata që me vite të tëra u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve”, ka thënë Gërvalla, transmeton Indeksonline.

Gërvalla që dikur ishte kryetare e degës së LDK-së në Gjermani theksoi gjithashtu se LDK ishte shpresë dhe besë dikur, ndoshta edhe nesër përsëri, por sot dhe me këto figura në krye, kurrsesi./Indeksonline/