Gërvalla: Presim që sot të zhbllokohen punimet në Kuvendin e Kosovës

Deputetja Donika Gërvalla para fillimit të seacës tha se shpreson që sot të zhbllokohen punimet në Kuvendin e Kosovës.
“Kryeparlamentari i takon koalicionit fitues. Prandaj po shpresoj se sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend dhe thirrja partive opozitare që të respektojnë rregullat denokratike dhe ta votojnë kryetaren e kuvendit e cila nuk ka si të jetë ndryshe përveç nga koalicioni fitues. Tash do të hyjmë në sallë dhe të shohim. Përpak minuta fillon seanca edhe shohim a ka apo s’ka numra”, tha ajo./Indeksonline/