75 Mall Live Search
10:18 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Gërvalla pret në një takim kryeparlamentaren sllovene

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në një takim kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Zupançiqi po qëndron në Kosovë e cila gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takim me presidenten Vjosa Osmani e kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca. Me këtë të fundit kanë mbajtur edhe një konferencë për media.