75 Mall Live Search
11:23 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / MSH

Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Abbott edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë.

Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme.