16:49 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / MSH

Gërvalla pret nesër në takim ministren Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nesër pret në takim ministren shqiptare për Evropën dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçkën.

Lajmin e ka bërë të ditur MPJD.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, mirëpret nesër në Kosovë, znj. Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë” thuhet në njoftim.

Sipas MPJD-së, Gërvalla dhe Xhaçka,  do të zhvillojnë një takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do kenë një prononcim për media.