75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 21 Maj 2026 / Z S

Gërvalla: Qasja në drejtësi është e drejtë themelore e garantuar për çdo qytetar

Qasja në drejtësi është e drejtë themelore e garantuar për çdo qytetar, pa dallim.

Kështu ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë vizitës në zyrat rajonale për ndihmë jurudike falas në Ferizaj dhe Prizren.

Sipas Gërvallës, ndihma juridike falas mbetet një mekanizëm thelbësor për forcimin e barazisë para ligjit.

Postimi i Plotë:

Qasja në drejtësi është e drejtë themelore e garantuar për çdo qytetar, pa dallim

Në Zyrat Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Ferizaj dhe Prizren, pashë nga afër angazhimin e stafit profesional, që çdo ditë trajtojnë raste të ndryshme dhe ofrojnë mbështetje juridike për qytetarët që përballen me sfida sociale dhe ekonomike. Ky shërbim e sjell drejtësinë më afër jetës së përditshme dhe nevojave reale të qytetarëve.

Ndihma juridike falas mbetet një mekanizëm thelbësor për forcimin e barazisë para ligjit, duke garantuar që askush të mos mbetet prapa për shkak të kushteve ekonomike apo sociale. Përmes këtij sistemi, rritet qasja efektive në drejtësi dhe forcohet besimi i qytetarëve në institucionet e shtetit.

Si pjesë e angazhimit institucional, forcimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i këtij sistemi mbetet prioritet i vazhdueshëm, në funksion të një shteti ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë, të qëndrueshme dhe efektive për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.