10:40 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / MSH

Gërvalla shpalos vizionin integrues euroatlantik të Kosovës, përpara deputetëve italianë

Progresi i arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave  të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik, ishin disa nga temat e takimit që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Komisionit  për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, Giulio Tremonti.

Ministrja Gërvalla e njoftoi kryetarin Tremonti dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ritheksoi nevojën imediate për ndermarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nepër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese.