Nuk e votoi për kryetare të kuvendit, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka komentuar zhvillimet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të saj, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar kuvendi, Hekuran Murati, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.
E pyetur nga gazetarët për mospjesëmarrjen në votim të deputetes Shqipe Mehmeti-Selimi seancën e fundit kur edhe Gërvalla u votua për kryeparlamentare, ajo theksoi se ajo ka vepruar sipas bindjes së saj personale, transmeton IndeksOnline.
“Ne kemi pasur një diskutim në grup. Nuk ka pasur debat rreth kandidimit tim. Znj.Selimi merr vendimet e saj, ajo nuk ka marrë pjesë në votim. Ai është vendim personal i znj. Selimi dhe nuk kam asnjë arsye dhe të drejtë ta komentojë”, deklaroi Gërvalla.
“Znj. Selimi i merr vendimet e saj, ajo nuk ka marrë pjesë në votim. Megjithatë, ai është vendim personal dhe nuk kam asnjë arsye ta komentoj”, tha Gërvalla.
“Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje”, shtoi ajo.
“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka sqaruar Selimi./IndekSOnline/