15:26 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / B O

Gërvalla takohet me Bill Clinton-in

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Fotografia është publikuar nga këshilltari i saj Sharr Jakupi në Facebook.

Gërvalla aktualisht është në Londër ku po mbahet Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.