75 Mall Live Search
20:04 / E Premte, 22 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gërvalla takon Hasanin: Mezi presim të thellojmë raportin special në mes të dy vendeve

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, ka bërë të ditur se për herë të parë është takur me ministrin e ri të Shqipërisë, Igli Hasani.

Gërvalla ka bërë të ditur se ka pasur një bisedim tepër të mirë me Hasnanin, duke thënë se mes Kosovë dhe Shqipërisë ka shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë mundësi.

Ajo ka shtuar se ka shumë punë për t’u bërë sëbashku dhe ka shtuar se mezi pret për thellim të raportit special në mes të dy vendeve.

“Takimi i parë i shkëlqyer me kolegun tim të ri Igli Hasani nga 🇦🇱. Kaq shumë të përbashkëta, kaq shumë mundësi të përbashkëta. Kaq shumë për të punuar, bashkë. Mezi presim të thellojmë më tej marrëdhëniet tona të veçanta, midis dy vendeve dhe njerëzve tanë në”, ka thënë Gërvalla.