10:48 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / AR

Gërvalla thotë se Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve në veri

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla thotë se Kosova nuk do tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri.

Gërvalla bëri të ditur qëndrimet e Kosovës gjatë takimit me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe atë të Sllovenisë, Anžej Frangeš.

“I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.