75 Mall Live Search
23:03 / E Enjte, 07 Mars 2024 / FR

Gërvalla uron Suedinë që u bë pjesë e NATO’s: Më shumë siguri në Evropë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Suedinë për anëtarësimin ne NATO.

Ajo ka thënë se ky lajm është i jashtëzakonshëm dhe nënkupton më shumë siguri në Evropë.

“Pranimi i Suedisë në aleancën e NATO-s është një lajm jashtëzakonisht pozitiv për Evropën dhe arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë. Në këtë rast historik, i shpreh urimet e mia homologut tim suedez, Tobias Billstrom dhe populli mik i Suedisë”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”, të enjten.