75 Mall Live Search
23:38 / E Premte, 09 Korrik 2021 / AR

Gërvishet makina, dy turistët në Vlorë përleshen me sende të forta

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në Orikum të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sherri ka ndodhur mes dy pushuesve ku janë përdorur edhe sende të forta.

Shkak dyshohet se është bërë gërvishtja e një makine.

Dyshohet se dy pushuesit, pasi kanë debatuar me fjalë janë përplasur me sende të forta, aq sa kanë bërë për spital njëri-tjetrin.

Raportohet se dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.