18:43 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Gërxhaliu arrin në Kizhevak të Serbisë, gjenden mbetje mortore

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu në një lidhje direkte në emisionin “Imazh” të RTK-së nga Kizhevaku i Serbisë, aty ku janë gjetur sot mbetje mortore e që besohet se janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës, folur për zhvillimet e fundit.

“Sot ekipi mjekësor më lajmëroi se kanë hasur mbetje mortore dhe ne menjëherë jemi nisur në Kizhevak. Nesër në orën 9 të mëngjesit do ta kemi një takim me zyrtarët serbë për të vazhduar tutje me gërmime”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai tutje ka thënë se sipas legjislacionit serb, tash duhet të njoftohet prokurori dhe të vazhdojnë gërmimet.

“Sapo ka mbërri ekipi ynë kanë hasur në pjesë kockore dhe ne tash jemi në vendin e ngjarjes. Terreni është shumë i keq, është pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut dhe në atë pjesë që 16 vjet janë hedhur gurë dhe mbetje tjera nga minierat. Po ashtu do t’i shikojmë edhe kushtet meteorologjike sepse mund të ketë mundësi të shembjes së dheut aty”, ka thënë Gërxhaliu.

Mos i humb