Gërxhaliu: Jo Baca Rifat, faleminderit Juve

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ishte pjesëmarrës në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, te Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë disa fjalë për vëllain e legjendarëve nga Prekazi, Rifat Jasharin.
“Baca Rifat gojëmbli që çdo fjalim e nise me ” Motra dhe Vëllezër” dhe e përfundon duke ju falënderuar popullit. Jo Baca Rifat , faleminderit Juve”, ka shkruar ai.
