75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Gërxhaliu për dyshimet për varreza masive të shqiptarëve në Kizhevik të Rashkës: Autoritetet serbe s’mund të punojnë pa ne

Dyshimet që janë ngritur për varreza masive të shqiptarëve në Kizhevik të Rashkës, kanë nxitur nisje e hetimeve në lidhje me të.

Ndërsa ata që përfaqësojnë institucionet e Kosovës, ende nuk kanë marrë një ftesë në lidhje me këtë çështje.

Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se pas gjetjes së mbetjeve mortore sistemi i punës ndryshon krejtësisht, dhe kjo do të ngadalësojë procedurën për arritjen deri te identifikimi i personave.

Gërxhali ka sqaruar se ende nuk kanë marrë një ftesë nga autoritet serbe dhe se janë të gatshëm të nisen menjëherë.

“Ne ende nuk e kemi një ftesë, por jemi të gatshëm të nisemi menjëherë”, tha Gërxhaliu për IndeksOnline.

Sipas tij tani procedurat mund të vonohen, meqë lënda pas gjetjeve kalon nga duart e prokurorëve tek gjykatës.

Por ajo çka është e rëndësishme e që e theksoi Gërxhaliu, është se asnjë veprim më tutje në hapjen e këtyre varrezave nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e autoriteteve të Kosovës.

“Tani proceduar e duan një kohë, sepse pas gjetjeve lënda kalon nga prokurori tek gjykatësi.Ata nuk guxojnë të punojnë pa neve”, tha Gërxhaliu për IndeksOnline/