Geta Beqa doktoron në Mal të Zi, ka një mesazh për shoqërinë kosovare

Geta Beqa ka pranuar sot diplomën e doktoratës nga universiteti i Malit të Zi.
Bilderja e famshme dhe trajnerja e njohur e fitnesit ka thënë se për çdo sukses duhet shumë punë.

“Sot zyrtarisht pranova diplomën time të doktoraturës nga Universiteti i Malit të Zi.
Për çdo sukses duhet shumë punë, dhe mos të ndal asnjë penges që të del para.
E di kur je femër ke shumë obligime ku ndoshta shofim vetëm pjesën pozitive në rrjetet social po ka shumë rrugë te veshtira për të mbërritur deri tek qëllimet, po nuk bën asnjëhere me u ndal! Studio, puno, lufto për suksesin tënd të bësh krenar vetvetën, familjen, shoqërin dhe shtetin tënd” shkruan Geta në njoftim./Indeksonline/