20:39 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Geti i dashuruar marrëzisht në Marinën! E shikon nga tv dhe ia shpreh dashurinë (Foto)

Lidhja e më pas martesa e prezantueses shqiptare, Marina Vjollca dhe reperit kosovar Getoar Selimit, ishte një nga lajmet më të bujshme në shoë bizin shqiptar. Ndërsa çifti edhe sot komentohen për çdo lëvizje të tyren, shkruan Indeksonline.

Getoarin ndonëse e njohim si të rezervuar, ai “harron” kur bëhet fjalë tek bashkëshortja e tij. E derisa kjo e fundit po shfaqet në ekranin televiziv përmes emisionit të saj “C’est de la vie”, ai po e përcjellë nga shtëpia. Reperi ka postuar një instastory, ku shihet Marina, ndërsa ka shkruar: Pjesa ime më e bukur./Indeksonline/