Geti, Majk dhe Onat publikojnë bashkëpunim “Vamos”
Tre reperët kosovarë, Getoar Selimi, Majk dhe Onat kanë bashkuar forcat për të sjellë projekt të ri muzikor.
Anëtarët e Baba Stars sot kanë lansuar këngën “Vamos” i cili vjen edhe me videoklip në kanalin Youtube.
Të tre reperët janë përkujdesur për tekstin e pjesës së tyre, kënga është miksuar nga Alandy, ndërsa për anën vizuele është përkujdesur nga Imagine Films./Indeksonline/