75 Mall Live Search
21:08 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Geti vazhdon ta quajë vetën lider, edhe pse grupit të cilit i këndonin u ‘shpërnda’

Ghetto Geasy njihet si një prej artistëve më të vjetër shqiptarë, i cili ndër vite arriti të mbajë karrierën e tij nën kontroll, pavarësisht disa skandaleve me grupin.

Por së fundi siç duket grupi të cilit thuajse në çdo këngë që patën realizuar i këndonin ‘Baba Stars’ është shndërruar në asgjë fare.

Por pavarësisht kësaj, Geti ende vazhdon ta quajë veten lider, edhe pse nuk po dihet lider të çkaje, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, ai tha se “Liderët nuk janë të lindur apo të krijuar, ata janë të vetkrijuar”.

Ndryshe Geti ka të veshur një këmishë, e cila duket tejet e ngushtë për një mashkull./Indeksonline/