11:25 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

Getinjo arrin shifrën 2 milionë euro në Bitcoin Casino

Rep artisti i njohur ferizajas, Getinjo, përmes rrjetit social instagram ka ndarë me ndjekësit e tij të ardhurat e realizuara në një nga lojërat cripto “Bitcoin Casino”.

Ai në foton e shpërndarë shihet se ka arritur vlerën e mbi 2 milionë euro.

Getinjo ka qenë ndër artistët që jo rrallë ka folur për aktivitetin e tij me cripto valuta./IndeksOnline/