Getinjo i dërgon mesazhin e fortë Gjestit: “Ti je shqiptar”!

Reperi i njohur Getinjo ka surprizuar Gjestin me një mesazh mbështetjeje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania. Gjesti ka lexuar fjalët inkurajuese të Getinjos, i cili e ka këshilluar të qëndrojë i fortë dhe të mos e humbasë buzëqeshjen.
“Ti je shqiptar i rrethum me shqiptarë të fortë! Mushnu men, un u musha u mush xhepi jem hehe. Rri i fortë edhe mos e nal buzëqeshjen. Të përshëndes” – ka shkruar Getinjo.
Ky gjest ka emocionuar Gjestin, i cili ka treguar mirënjohjen e tij për mbështetjen nga jashtë.

