12:20 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Getinjo kërkon që mos ta votoni Vivin: “Ma mirë le t’vjen të unë, boll ka nejt aty”

Reperi Getinjo ka disa javë që është larguar me dëshirë nga shtëpia e famshme “BBVK”.

Por gjatë qëndrimit ai krijoi lidhje dashurie me blogeren Vivien.

Edhe pas daljes ai është kujdesur që ta befasojë në forma të ndryshme duke ia shprehur dashurinë.

Pas tortës që i dërgoj ditën e djeshme sot ai iu bëri thirrje ndjekësve në Instagram.

Ai kërkoi që të mos e votojnë Vivin dhe të dal ajo nga shtëpia.

“Mos e votoni. Ma mire le tvjen te un se boll ka nejt aty!”, shkroi reperi./Indeksonline/